RTV AHIRETI
Lajme

Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë

sfida-e-rrezikshme-e-tiktok-ut,-hetohen-edhe-10-raste-te-reja-te-vete-lendimit-te-nxeneseve-ne-gjakove

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi gjatë të martës ka njoftuar për një rast shqetësues, ku tri nxënëse të mitura janë viktima të vetë-lëndimit, si pasojë e një sfide në TikTok.

Ajo në një prononcim ka treguar se ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që të kryejnë kontrolle në klasa.

Kumonva-Baçi ka shtuar se nxënëset janë të klasave 6-9.

“Të tria rastet kanë ndodhur në qytet dhe janë të ciklit 6-9 që i bie shkollat e mesme të ulëta. Këto vetë-lëndohen në duar tek venat”, ishte shprehur Kumonva-Baçi.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se pas këtyre rasteve, janë identifikuar edhe 10 raste tjera të mundshme.

“Më vonë, me datën 08.10.2024 janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se edhe këto kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, tha Elezaj.

Rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje”, dhe autoritetet janë duke kryer hetime. /Telegrafi/

The post Sfida e rrezikshme e TikTok-ut, hetohen edhe 10 raste të reja të vetë-lëndimit të nxënëseve në Gjakovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shaip Kamberi prezanton kandidatët për kryetarë të komunave Bujanoc dhe Preshevë

RTI

Spanjë, shoferët e kamionëve përsëri në grevë përpara të ‘Premtes së Zezë’

admin

Koreja e Veriut lëshon raketë pas paralajmërimit satelitor

admin