Mijëra shoferë spanjoll të kamionëve kanë filluar një grevë të papërcaktuar, sepse siç thonë ata, kostot e tyre tejkalojnë atë që fitojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksioni industrial u thirr nga e njëjta platformë që organizoi greve në muajin mars, e cila jo zyrtarisht përfaqëson shoferët e kamionëve të vetë-punësuar dhe bizneset e vogla.
Derisa shumica e shoferëve të kamionëve të Spanjës vazhduan të funksionojnë normalisht dhe policia u vendos për të siguruar që puna e tyre të mos ndërpritet, dita filloi me disa incidente të vogla.
Në Cantabria, gjashtë kamionë gjysmë rimorkio u dogjën herët në mëngjes. Në Toledo disa kamionëve iu shpuan gomat, ndërsa në Cadiz autoritetet thonë se protestuesit ndezën një zjarr të vogël me goma.
Policia thotë se në Madrid 3 mijë protestues dolën në rrugë për të kërkuar kushte më të mira pune për sektorin e transportit, por organizatorët thonë se ishin 8 mijë protestues.
Nëse qeveria nuk dorëzohet ndaj kërkesave të tyre, Miguel Hernandez, personi në krye të grevës, paralajmëroi se një “Krishtlindje shumë e errët” do të vijë.
“Kjo dëshmon atë që ne kemi thënë, se shumica e sektorit të transportit dëshiron të punojë dhe të njohë përparimet që kemi bërë. Por ne po punojmë shumë për të vazhduar përmirësimin”, tha për mediat lokale Raquel Sanchez, ministri spanjoll i Transportit.
Kërkesa kryesore e shoferëve të kamionëve në grevë është që qeveria të sigurojë që ata të mos humbasin para kur punojnë. Në muajin gusht, qeveria përfshiu këtë kërkesë në ligj, por grevistët thonë se nuk ka pasur anjë zbatim.
Derisa qeveria nuk po negocionon drejtpërdrejtë me platformën jo zyrtare, Sanchez tha se gjithçka që duhet të bëjnë shoferët e kamionëve është të bëjnë ankesa formale për kushtet e punës në mënyrë që inspektorët të mund të vendosen.
Në muajin mars, greva e udhëhequr nga e njëjta platformë zgjati tre javë. Në atë kohë, supermarketet mbetën përfundimisht me rafte pothuajse bosh dhe humbje të vlerësuara prej 130 milionë euro në ditë. Në të njëjtën kohë, disa fabrika mbetën pa furnizime dhe u desh mbyllin plotësisht prodhimin.
Me këtë grevë përpara ngjarjeve të mëdha tregtare si e ‘Premtja e Zezë’ dhe ‘Krishtlindjet’, Eduardo Irastorza, një profesor i shkollës së biznesit ‘OBS’, vlerëson se nëse do të ndodhte një situatë e ngjashme, ekonomia spanjolle mund të humbasë 600 milionë euro në ditë.