RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë

shaip-kamberi-fiton-mandatin-e-deputetit-ne-kuvendin-e-serbise

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë. Kjo vetëm pas përsëritjes së zgjedhjeve në një shkollë në Tërnovc të Bujanocit.

Menjëherë pasi u kuptua për rezultatin, Kamberi tha se përkundër politikës dhe veprimeve penguese të pushtetit serb, shqiptarët nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë.

Ai tha se kjo falë vullnetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës e përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale.

“Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë. Por me punë dhe unitet do t’ia dalim. Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve. Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar. Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon”, deklaroi Kamberi.

Gjatë ditës së enjte, në Tërnovc u mbajtën zgjedhjet për herë të pestë pasi për shkak të parregullsive u urdhërua përsëritja.

Related posts

BE do të hapë bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme

admin

Osmani takon Abdixhikun: Kushtetuesja duhet ta bëjë vlerësimin e draftstatutit të Asociacionit

rezart morina

Festa e Bajramit, i gjeti shumë familje kosovare në kushte të rënda ekonomike

rezart morina