RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shaqiri: Angazhohemi që shkollat të mos mbyllen

shaqiri:-angazhohemi-qe-shkollat-te-mos-mbyllen

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pranon se ekziston rrezik për mbyllje të shkollave dhe zhvillim të mësimit online në muajin dhjetor. Mirëpo, thotë se ministria do të shqyrtoj të gjitha mundësitë për rialokim të mjeteve buxhetore për krizën energjetike, vetëm që shkollat të mos mbyllen.

“Janë tre komponenta, bllok donacionet, ato që nuk janë shfrytëzuar të përdoren për mundësinë që shkollat të mos mbyllen. Së dyti, nëse shkollat kanë paraparë të investojnë diçka tjetër, edhe komunat, pa dallim nëse është i sektorit të arsimit ose në sektorë të tjerë, ato mjete buxhetore edhe të shkollës edhe të komunës, të kalojnë për të ndihmuar që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike. Pastaj po shohim përmes mjeteve tjera buxhetore, nëse kemi hapsir dhe bashkëpunim të mirë, të bëjmë gjithëçka që është në mundësitë e tonë që të kemi mësim me prezencë fizike”.

Lidhur me kërkesën e disa komunave që pushimi dimëror të zgjatet, si alternativë, në vend të mësimit online, për shkak të krizës energjetike, ministri Shaqiri edhe njëherë theksoi se qëndrimi i tij është që ky vit shkollor të vazhdoj mësimin me prezencë fizike dhe pa ndërprerje shtesë.

“Qëndrimi im është që të ketë mësim me prezencë fizike. Mund të organizojmë që mjetet buxhetore të racionalizohen që të kemi mësim me prezencë fizike”.

Sa i përket mungesës së librave shkollore, Shaqiri bëri të ditur se presin që në fund të tetorit apo fillim të nëntorit, nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë, të pajisen me libra.
Emine Ismaili /shenja

Related posts

Policia shton prezencën para protestuesve serbë në Shtërpcë

admin

Kleriku irakian bën thirrje për ndaljen e përleshjeve të dhunshme

admin

Aleate e ngushtë e Emmanuel Macron, Yael Braun-Pivet zgjidhet për herë të dytë si presidente e Asamblesë Kombëtare franceze

admin