Të paktën 14.600 persona kanë humbur jetën në incidente me armë në SHBA që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të Arkivit të Dhunës me Armë (GVA), i cili arkivon ngjarjet e dhunës me armë në SHBA, këtë vit në vend janë kryer 199 të shtëna masive.
Nga dhuna e armatosur kanë humbur jetën 14.600 persona, mes të cilëve 521 të rinj dhe 93 fëmijë.
Ndërkaq, 487 persona kanë vdekur nga incidente me armë ku ka qenë e përfshirë policia.