Në SHBA, një grup i përbërë nga 25 liderë fetar, në një deklaratë të përbashkët i bënë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, për kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kemi shqetësim të thellë nga lajmet e fundit të cilat pretendojnë negociatat bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së janë në prag të rënies dhe se është rritur rreziku i përhapjes së luftës dhe armëve bërthamore”, thuhet në deklaratë e përbashkët nga grupi nën kryesimin e Komitetit të Miqve të Legjislacionit Kombëtar (FCLN)
Rikthimi në marrëveshje “do të jetë një fitore e rëndësishme për paqen, diplomacinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, thuhet më tej, ku gjithashtu pretendohet se Irani do të ndalë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Po ashtu njoftohet se deklarata u nënshkrua nga një koalicion i gjerë i përbërë kryesisht nga liderë të krishterë, përfshirë edhe disa liderë hebrenj.
– Negociatat bërthamore me Iranin
Bisedimet, në të cilat diskutohet për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit të nënshkruar në vitin 2015 dhe kthimin e SHBA-së në marrëveshje, po vazhdonin në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani.
Ndërsa Washingtoni, i cili u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018, siguronte pjesëmarrje në mënyrë indirekte në bisedime përmes BE-së.
Washingtoni dëshiron që Teherani të kthehet në angazhimet e tij në marrëveshje, ndërsa Irani kërkon që SHBA-ja, e cila u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore, të kthehet fillimisht në marrëveshje, të heq të gjitha sanksionet dhe të japë garanci se nuk do të largohet më nga marrëveshja. /aa