RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: 5 njësi ushtarake izraelite kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

shba:-5-njesi-ushtarake-izraelite-kryen-shkelje-te-renda-te-te-drejtave-te-njeriut

SHBA ka bërë të ditur se ka zbuluar se pesë njësi ushtarake izraelite kanë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut përpara nisjes së luftës së Izraelit në Gaza pas sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha se “katër nga këto njësi kanë korrigjuar në mënyrë efektive shkeljet”, duke shtuar se të gjitha incidentet ndodhën përpara 7 tetorit dhe asnjë nuk ndodhi në Rripin e Gazës, ku është fokusi i konfliktit që nga tetori i kaluar.

Ai shtoi se korrigjimi është në përputhje me atë që SHBA-ja pret të bëjnë partnerët e saj.

“Ne vazhdojmë të jemi në konsultime dhe angazhime me qeverinë e Izraelit. Ata kanë dorëzuar informacione shtesë në lidhje me atë njësi dhe ne po vazhdojmë t’i kemi ato biseda”, tha Patel.

Raportet e fundit të mediave amerikane kanë theksuar se Washingtoni po përgatitet të vendosë sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të ushtrisë izraelite për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Related posts

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin: Qëlluan me dronë drejt cisternave. Nuk ka viktima

admin

Lajçak takon Vjosa Osmanin në New York: Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

admin

Greqia zgjeron inventarin e saj për të arritur aftësitë e marinës turke

admin