RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Bin Salman ka imunitet nga ndjekja penale për vrasjen e Khashoggit

shba:-bin-salman-ka-imunitet-nga-ndjekja-penale-per-vrasjen-e-khashoggit

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden konsideron se duhet t’i njihet imuniteti princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në padinë për rolin e tij në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Administrata paraqiti një deklaratë për imunitetin sovran në gjykatën federale në Washington të enjten ndaj padisë së ngritur kundër princit nga e fejuara e Khashoggi-t, Hatice Cengiz dhe grupi i të drejtave “Democracy for the Arab World Now” (DAWN), të themeluar nga gazetari.

Në një dokument të depozituar në Gjykatën e Qarkut të Distriktit Columbia, tek i cili arriti AA, thuhet se “Departamenti i Shtetit njeh dhe i jep imunitet kryeministrit Mohammed bin Salman si kreu aktual i qeverisë së një vendi të huaj”.

Në dokument thuhet se doktrina e imunitetit të kreut të shtetit bazohet në të drejtën zakonore ndërkombëtare, kështu që i akuzuari Bin Salman si kreu i një shteti të huaj, gëzon imunitet nga juridiksioni i gjykatave amerikane.

Princi saudit ka mohuar vazhdimisht çfarëdo përfshirje në vrasje. Mendimi i administratës së Bidenit nuk është i detyrueshëm për gjyqtarin në këtë rast, i cili do të marrë vendimin përfundimtar.

“Në marrjen e këtij vendimi për imunitetin, Departamenti i Shtetit nuk merr asnjë qëndrim mbi bazat e kësaj padie dhe përsërit dënimin e saj të qartë për vrasjen e tmerrshme të Jamal Khashoggit”, thuhet në deklaratë.

Imuniteti sovran në të drejtën ndërkombëtare thotë se qeveritë dhe zyrtarët e tyre janë të imunizuar nga disa procedura ligjore në gjykatat vendase të shteteve të tjera të huaja.

Gazetari i “Washington Post” Jamal Khashoggi u vra në kompleksin e Konsullatës saudite në Istanbul më 2 tetor 2018, ku kishte shkuar për të nxjerrë dokumentet e nevojshme të identitetit për martesë. Ai ishte i njohur për kritikat e politikave të princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në raporton e saj prej 101 faqesh pretendon se vrasja e Khashoggi-t ishte një akt i paramenduar nga Arabia Saudite. Raporti thotë se ka prova të vlefshme për domosdoshmërinë e kryerjes së një hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të rangut më të lartë sauditë në vrasje, përfshirë princin Muhamed Bin Salman.

Pas disa ditësh mohimi, Rijadi zyrtar pranoi se Khashoggi u vra dhe më pas një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi 8 nga 15 autorët e vrasjes, 5 me 20 vjet burg, një me 10 vite burg dhe 2 me 7 vjet burg. Bashkëpunëtorët e afërt të Princit të Kurorës saudit Bin Salman janë liruar nga të gjitha akuzat. /shenja

Related posts

Andrew Tate, në paraburgim edhe për 30 ditë

admin

SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

admin

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

rezart morina