RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, Demokratët sigurojnë shumicën në Senat pas fitores në Nevada

shba,-demokratet-sigurojne-shumicen-ne-senat-pas-fitores-ne-nevada

Demokratët do të ruajnë kontrollin mbi Senatin edhe për dy vjet të tjera pasi Catherine Cortez Masto u bë fituesja e parashikuar të shtunën në shtetin amerikan të Nevadës në zgjedhjet e mesmandatit të 8 nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Cortez Masto, latina e parë e zgjedhur në dhomën me 100 vende të Kongresit, mundi republikanin Adam Laxalt.

Demokratët do të kenë 50 vende, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në balotazhin e planifikuar në dhjetor në shtetin e Xhorxhias. Nënpresidentja Kamala Harris ka votën vendimtare (tie-break). Republikanët do të kenë 49 vende.

Në Xhorxhia, senatori demokrat Raphael Warnock dhe sfiduesi republikan Herschel Walker do të shkojnë në balotazhin e 6 dhjetorit.

Nënpresidenti amerikan shërben si president i Senatit dhe ka të drejtën të hedhë votën vendimtare.

Demokratët dolën fitues edhe në Arizona pasi senatori Mark Kelly u rizgjodh.

Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve mbetet ende në balancë, me parashikime që u japin Republikanëve një avantazh të ngushtë.

Republikanët kanë marrë 211 vende, ndërsa demokratët 202 vende, sipas The Associated Press.

Cilado parti duhet të fitojë 218 vende për shumicën.

Nëse Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, agjenda legjislative e presidentit Joe Biden mund të hasë në pengesa, pasi do të përballet me një organ jobashkëpunues të dominuar nga Republikanët. /aa

Related posts

Rrëshqitje dheu në Indi, 84 persona humbën jetën

rezart morina

​Konjufca: Lajçak po e kryen punën në mënyrë të papërgjegjshme

admin

Koalicionin i majtë në “ngërç”, dështojnë bisedimet për kryeministrin e ri në Francë

admin