RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, 84 persona humbën jetën

rreshqitje-dheu-ne-indi,-84-persona-humben-jeten

Të paktën 84 persona e kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Kerala në jug të Indisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat e Indisë, autoritetet e rajonit Kerala kanë njoftuar se dyshojnë që dhjetëra persona kanë mbetur nën tokë në rrëshqitjet e shumta të dheut të shkaktuara pas reshjeve të dendura në zonën Wayanad.

Autoritetet thanë se në rrëshqitjet e dheut kanë humbur jetën 84 persona dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe proceset e evakuimit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi nga llogaria e tij X shkroi: “Lutjet e mia janë me të gjithë të plagosurit dhe ata që kanë humbur të dashurit e tyre”.

Duke vënë në dukje se ka kontaktuar me kreun e rajonit të Kerala-s, Pinarayi Vijayan, kryeministri Modi tha se do të japin mbështetje “me çdo lloj ndihme të mundshme” lidhur me katastrofën.

– Infrastruktura ka pësuar dëmtime të rënda

Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) tha se një ekip dhe helikopterë nga ushtria indiane u caktuan për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit të kryera nga vullnetarët lokal.

Rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturë dhe rrugë ndërsa janë shkatërruar 200 shtëpi në fshatin e prekur Chooralmala.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ngadalësuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në rajon dhe se shumë banorë të rajonit janë evakuuar në vende të sigurta.

Zyrtarët e rajonit kanë vënë në dukje se ura kryesore në rajon është shkatërruar për shkak të fatkeqësisë dhe se ushtria u mobilizua për të ndërtuar një urë të përkohshme.

Gjithashtu zyrtarët transmetuan se në spitalet përreth janë dërguar për trajtim afërsisht 116 të lënduar.

Related posts

Izraeli në Eurovizion 2026, disa vende bojkotojnë konkursin e këngës

admin

Kufiri Venezuelë-Kolumbi mbetet i mbyllur për arsye të sigurisë

Muhamet Ramadani

Rasti i së moshuarës, ndalohet personi i tretë, policia merr autorizim për intervistimin e stafit dhe pacientëve

admin