RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA dënon aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri

shba-denon-aksionin-e-autoriteteve-te-kosoves-ne-veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dhuna në veri duhet të ndalohet menjëherë.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ndryshe, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Related posts

Goditet për vdekje një person në Prishtinë

admin

Azerbajxhani thërret ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj deklaratave “provokative” të mediave ruse

Irfan Jahiu

Trump njofton armëpushim 3-ditor në luftën Rusi-Ukrainë

RTI