RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dhe Indonezia zhvillojnë stërvitje të përbashkët pas tensionit me Kinën

shba-dhe-indonezia-zhvillojne-stervitje-te-perbashket-pas-tensionit-me-kinen

Stërvitjet e kryera me pjesëmarrjen e mbi 5 mijë ushtarëve nga SHBA-ja, Indonezia, Australia, Japonia dhe Singapori tregohen si “stërvitja më e madhe në rajon që nga viti 2009”

Ushtritë e SHBA-së dhe Indonezisë nën hijen e tensionit të përjetuar me Kinën në Ishullin Sumatra kanë filluar stërvitjet e përbashkëta luftarake, ku për herë të parë u sigurua edhe pjesëmarrja e vendeve të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga ambasada e SHBA-së në Xhakarta thuhet se stërvitjet në fjalë janë planifikuar për të mbështetur politikën e lirë dhe të hapur të Indo-Paqësorit, si dhe ndërveprueshmërinë, aftësinë, besimin dhe bashkëpunimin.

Gjithashtu në deklaratë gjenerali Charles Flynn, komandanti i ushtrisë së SHBA-së të Paqësorit, është shprehur se, “Kjo është një simbol i marrëdhënies në rritje SHBA-Indonezi mes forcave tokësore në këtë rajon të rëndësishëm”.

Stërvitjet e kryera me pjesëmarrjen e mbi 5 mijë ushtarëve nga SHBA-ja, Indonezia, Australia, Japonia dhe Singapori tregohen si “stërvitja më e madhe në rajon që nga viti 2009”.

Flynn dhe gjenerali nga ushtria indoneziane, Andika Perkasa, filluan stërvitjet e përbashkëta me një ceremoni të mbajtur në zonën Baturaja në Sumatrën Jugore.

Stërvitjet e përbashkëta përfshijnë stërvitjet e ushtrisë, marinës, forcave ajrore e detare dhe do të vazhdojnë deri më 14 gusht. /aa

Related posts

Alarm i kuq i motit në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci

admin

Kryetarët e komunave të veriut – shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

rezart morina

“The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të shquar të Kosovës, do ta rishkruajë historinë

rezart morina