RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe ekonomike

shba-dhe-japonia-forcojne-bashkepunimin-per-sigurine-rajonale-dhe-ekonomike

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, është takuar me zëvendësministrin e Jashtëm japonez, Funakoshi Takehiro, për të riafirmuar fuqinë e aleancës SHBA-Japoni dhe për të diskutuar sigurinë rajonale, lirinë e lundrimit dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë globale.kundërshtim të fortë ndaj veprimeve që mund të minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, sipas një deklarate të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott.

Landau dhe Funakoshi kanë “riafirmuar rëndësinë e Aleancës SHBA-Japoni” dhe kanë shprehur. Dy zyrtarët kanë përsëritur angazhimin e tyre për forcimin e parandalimit, si pjesë e përpjekjeve për promovimin e një “Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur”, tha Pigott.

Landau dhe Funakoshi kanë diskutuar gjithashtu zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lirisë së lundrimit në këtë rrugë ujore me rëndësi strategjike.

Sipas deklaratës, në takim është diskutuar edhe siguria ekonomike, ndërsa zyrtarët kanë shprehur angazhimin për forcimin e zinxhirëve të sigurt dhe të besueshëm të furnizimit në sektorët kryesorë të industrisë.

Related posts

Aktori i njohur amerikan arrestohet për dhunë në familje, akuzat e bashkëshortes: Më shtyu dhe më mbylli…

admin

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 29 palestinezë të vrarë që nga e marta

admin

OKB diskuton krijimin e ‘institucionit të ri ndërkombëtar’ pasi 100,000 sirianë mbeten ende të zhdukur

admin