Pentagoni shpreson të fillojë trajnimin e ukrainasve për të fluturuar me avionë luftarakë F-16 brenda “javëve ose muajve”, transmeton Anadolu.
“Ne do të shpresonim që të jemi në gjendje të fillojmë trajnimin brenda javësh ose muajsh, në një afat relativisht të afërt”, u tha gazetarëve zëdhënësi Pat Ryder.
Ryder nuk dha një kornizë kohore për trajnimin ose dorëzimin e avionëve luftarakë. Megjithatë, trajnimi për F-16 do të bëhet në Evropë, por jashtë Ukrainës.
Ai tha gjithashtu se trajnimi që do t’u jepet pilotëve ukrainas është një “angazhim afatgjatë” dhe nuk ka asnjë lidhje me një kundërsulm të pritshëm nga Ukraina kundër Rusisë.
2
On the US Maxxpro & Humvee vehicles used in the Belgorod attack23 May
Pentagon’s Pat Ryder: “US has not approved any 3rd-party transfers of equipment to paramilitary organizations outside Ukraine’s Armed Forces nor has the Ukrainian government requested any such transfer.” pic.twitter.com/rV8EqLNxa2— the Lemniscat (@theLemniscat) May 24, 2023