RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e kuvendit

ne-mungese-kuorumi-nderpritet-seanca-e-kuvendit

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë, çka e bëri të pranueshëm votimin.

Në seancën e sotme ka dështuar zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesë të Mediave, ku në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë.

I pari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se votimi do të përsëritet nesër pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, tha Konjufca, shkruan KP.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka zgjedhur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu-Krasniqin.

Ndërkaq, nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë të KPM-së.

Related posts

Dita e Europës festohet pak para zgjedhjeve, por cilat janë arritjet e Unionit? Analiza e DW: Sfidat e mëdha që u përballën parlamentarët europianë

admin

Mungesë e kuorumit në Kuvend, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

admin

Gaza, fëmijët e zhvendosur në kamp e shndërrojnë rrugën me rërë në fushë basketbolli të improvizuar

admin