RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA do t’i dërgojë Iz’raelit mu’nicion kritik në ditët në vijim

shba-do-t’i-dergoje-iz’raelit-mu’nicion-kritik-ne-ditet-ne-vijim

SHBA po planifikon të dërgojë armë shtesë në Izrael në ditët në vijim, duke përfshirë municione kritike, transmeton Anadolu.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant zhvilloi bisedime në Tel Aviv me Koordinatorin e Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, gjatë të cilave ata diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gaza dhe masat e sigurisë për të parandaluar kontrabandën e armëve në enklavën palestineze.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit thuhet se McGurk i tha Gallant-it se municione kritike do t’i dërgohen Izraelit, disa prej të cilave do të dërgohen në ditët në vijim.

Megjithatë, në deklaratë nuk specifikohet sasia apo lloji i armëve që do të dërgoheshin në Izrael.

Që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, SHBA i ka ofruar Izraelit sasi të mëdha armësh dhe municionesh.

Muajin e kaluar, Tel Avivi dhe Washington-i nënshkruan një marrëveshje për të blerë 25 avionë luftarakë F-35 me vlerë 3 miliardë dollarë, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas.

Të paktën 38.300 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe rreth 88.300 të tjerë janë plagosur. Nëntë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë kthyer në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Dita e dytë e pauzës humanitare në Gaza, pamjet tregojnë shkallën e shkatërrimit

rezart morina

​Veteranët kërkojnë të mos dekretohet ligji për pagën minimale

admin

Vërshimet në Podujevë, rreth 60 shtëpi të Pakashticës mbesin të bllokuara

admin