Sipas Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Irani është në prag të “arritjes së aftësisë për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore”. Kryediplomati amerikan e tha këtë gjatë Konferencës për Sigurinë të Aspen Security Forum që zhvillohet në Kolorado. Ai shtoi se Irani nuk ka zhvilluar ende armë bërthamore. Megjithatë situata aktuale nuk është “e mirë”.