RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, 500 të vdekur si pasojë e temperaturave të larta të ajrit

spanje,-500-te-vdekur-si-pasoje-e-temperaturave-te-larta-te-ajrit

Të dhënat e Agjencisë për meteorologji të Spanjës (AEMET) tregojnë se nga 9 deri më 18 korrik janë regjistruar temperaturat më të larta të ajrit në këtë vend që nga viti 1975

Si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të ajrit që janë të pranishme në Spanjë tashmë dhjetë ditë, kanë humbur jetën të paktën 500 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Agjencisë për Meteorologji të Spanjës (AEMET) tregojnë se nga 9 deri më 18 korrik janë regjistruar temperaturat më të larta të ajrit në këtë vend që nga viti 1975.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të ajrit kanë vdekur mbi 500 persona.

Në Spanjë temperatura e ajrit kohë pas kohe tejkalon edhe 45 gradë, ndërsa disa mijëra hektarë e sipërfaqes pyjore është shndërruar në hi. /aa

Related posts

Ukraina: Një i vrarë dhe 19 të plagosur në sulmin rus me dronë në qytetin Vyshhorod

Muhamet Ramadani

Panik në fluturimin nga Anglia për në Tenerife të Spanjës pas turbulencave të forta, shumë pasagjerë të dëmtuar! Avioni rikthehet në destinacion

admin

24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

admin