RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja dënon fjalimin “nazist” të kryeministrit hungarez

shba-ja-denon-fjalimin-“nazist”-te-kryeministrit-hungarez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën “të pafalshme” komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier”.

E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt tha se ishte “thellësisht e alarmuar” nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.

Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez.

Ai ka thënë se popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, mirëpo përzierja me joevropianët krijon “një botë me raca të përziera”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se deklaratat e Orbanit “nuk reflektojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë”.

Pas komenteve të Orbanit edhe Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, ka dhënë dorëheqje dhe e ka përshkruar fjalimin si “tekst të pastër nazist”.

Qëndrimet e Orbanit kundër migrimit tashmë janë të ditura, mirëpo për Hegedus fjalimi i së shtunës e ka kaluar kufirin.

Komiteti Ndërkombëtar i Auschëitzit për të mbijetuarit e Holokaustit, e ka konsideruar fjalimin si “të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orbanit ka thënë se mediat i kanë keqinterpretuar komentet. /rel

Related posts

Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave në veri të Kosovës

admin

Ushtria izraelite fillon sulmin tokësor ndaj rajonit Rafah

RTI

Vriten 8 fëmijë dhe roja në një shkollë fillore në Serbi

rezart morina