RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja dhe Iz’raeli bien dakord për shpërbërjen e “infrastrukturës su’lmuese të He’zbollahut”

shba-ja-dhe-iz’raeli-bien-dakord-per-shperberjen-e-“infrastruktures-su’lmuese-te-he’zbollahut”

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në bisedën e tyre telefonike ranë dakord që “infrastruktura sulmuese e Hezbollahut duhet të shpërbëhet”, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Gallant.

Në bisedë Austin dhe Gallant vlerësuan zhvillimet në fushën e sigurisë dhe operacionet e Izraelit.

Austin konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”.

Të dy zyrtarët ranë dakord gjithashtu se duhet të “çmontohet infrastruktura sulmuese” e Hezbollahut përgjatë kufirit për ta parandaluar atë që të nisë “sulme të stilit të 7 tetorit (2023)” kundër Izraelit.

Austin dhe Gallant diskutuan rëndësinë e kthimit të çështjes në baza diplomatike për të “garantuar sigurinë dhe stabilitetin” në një kohë të shkurtër dhe diskutuan gjithashtu “pasojat serioze” që do të lindnin nëse Irani do të fillonte një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit.

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ditë zie për viktimat Turqi-Siri

rezart morina

Kilianët protestojnë jashtë Ambasadës së SHBA-së për Palestinën

rezart morina

“Europa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe”- Një ditë pas deklaratës së fortë, Macron takohet me Scholz dhe Tusk për të biseduar për Ukrainën

admin