RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja do ta zvogëlojë me 10 për qind kapacitetin në 40 aeroporte

shba-ja-do-ta-zvogeloje-me-10-per-qind-kapacitetin-ne-40-aeroporte

Fluturimet do të reduktohen me 10 për qind në 40 aeroporte në gjithë SHBA-në duke filluar nga e premtja, për shkak të mbylljes në vazhdim të qeverisë, tha të mërkurën Sekretari i Transportit, Sean Duffy, raporton Anadolu.

“Do të ketë një reduktim prej 10 për qind të kapacitetit në 40 nga lokacionet tona”, tha Duffy në një konferencë për media në Louisville, Kentucky.

“Kjo nuk bazohet në atë se cilat linja ajrore kanë më shumë fluturime nga cili lokacion. Kjo ka të bëjë me atë se ku është presioni dhe si ta lehtësojmë atë”, shtoi ai.

Duke folur së bashku me Duffy-n, administratori i Administratës Federale të Aviacionit (FAA), Bryan Bedford, tha se kanë vendosur që një reduktim prej 10 për qind në kapacitetin e planifikuar të jetë i përshtatshëm për të ulur presionin mbi kontrollorët e trafikut ajror.

“Ndërsa vazhdojmë të shohim shenja të mungesës së stafit, do të merren masa shtesë në tregjet specifike”, shtoi Duffy.

Related posts

Këshilltari i Zelenskyt: Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

admin

Ia “plasi në sy” shqetësimin për gjendjen e tij fizike, Joe Biden “sherr” me anëtarin demokrat

admin

“Do të gjej ku je dhe do të të bëj copa-copa”- Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senat: Industria e teknologjisë fushatë të gjerë lobimi

admin