RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja e shqetësuar për sulmet e Izraelit ndaj OJQ-ve palestineze

shba-ja-e-shqetesuar-per-sulmet-e-izraelit-ndaj-ojq-ve-palestineze

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë shprehur shqetësimet lidhur me bastisjet që Izraeli ka bërë në zyrat e disa grupeve mbrojtëse palestineze që i kishte cilësuar më parë si organizata terroriste.

Trupat izraelite mbyllën hyrjet dhe lanë njoftime duke i deklaruar ato të mbyllura.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u tha gazetarëve në Washington se SHBA-ja ishte “e shqetësuar” për bastisjet dhe mbylljet, duke shtuar se shoqëria civile është një “element integral për demokracitë në lulëzim”.

Diplomatët perëndimorë kanë vizituar një nga zyrat disa orë më vonë në shenjë mbështetjeje për grupet e jashtëligjshme. Bastisjet shënuan një përshkallëzim të madh kundër organizatave të shoqërisë civile, të cilat Izraeli i ka nxjerrë jashtë ligjit për pretendimet se kanë lidhje me një grup militant, një akuzë që ata e mohojnë.

Izraeli ka dhënë pak prova për të mbështetur akuzat e tij. Nëntë vende evropiane kanë hedhur poshtë akuzat e Izraelit kundër grupeve, duke përmendur mungesën e provave.

Izraeli pretendon se grupet janë të lidhura me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës, lëvizje laike e krahut të majtë me një parti politike, si dhe një krah të armatosur që ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve. /koha

Related posts

​Kryeministri i Kosovës takim me përfaqësuesin e BE Sorensen, Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

admin

Zjarri në një depo parfumesh në veriperëndim të Turqisë vret 6 persona

Muhamet Ramadani

Austri: 700 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore brenda vitit

Muhamet Ramadani