RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

shba-ja-kundershton-kategorikisht-kthimin-e-ushtrise-serbe-ne-kosove

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i në veri.

Ai ka thënë se Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-ja, që sipas tij, manifestohen përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne e hedhim poshtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja”, ka thënë Escobar.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i SHBA-së nëse ushtria serbe futet në Kosovë, Escobar u shpreh qartë: “E para, këtë nuk e pres. E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”.

Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë, në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së. Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan.

Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Gjermania kanë reaguar pas bllokimit të rrugëve duke kërkuar nga Serbia t’i heqë barrikadat.

Related posts

Barcelona pritet të ketë krizë për ujë

admin

Festimet me mjete piroteknike, 25 të lënduar

admin

Pasojat nga reshjet e borës: 79 aksidente trafiku

rezart morina