RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja tërheq 20 për qind të avionëve të furnizimit me karburant nga aeroporti “Ben Gurion”

shba-ja-terheq-20-per-qind-te-avioneve-te-furnizimit-me-karburant-nga-aeroporti-“ben-gurion”

Ushtria amerikane po përgatitet të tërheqë 20 për qind të avionëve të saj të furnizimit me karburant nga aeroporti “Ben Gurion” i Izraelit pas një marrëveshjeje midis Washingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit të tyre, njoftuan sot mediat izraelite, transmeton Anadolu.

“Lëvizja vjen pasi Washingtoni dhe Teherani ranë dakord për një memorandum mirëkuptimi që hap rrugën për një fund të përhershëm të luftës”, raportoi “Channel 12” i Izraelit.

Transmetuesi nuk bëri të ditur nëse avionët do të zhvendosen jashtë Izraelit apo do të transferohen në bazat e Forcave Ajrore izraelite, siç sugjeroi të dielën ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev.

Sipas saj, SHBA-ja ka 72 avionë karburanti të stacionuar në aeroportin “Ben Gurion”, duke zënë gati gjysmën e hapësirave të parkimit të aeroportit.

Tensionet rajonale u përshkallëzuan që nga fundi i shkurtit pasi SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ajrore në Iran, duke vrarë më shumë se 3.000 njerëz. Teherani u përgjigj me sulme ndaj vendeve të Gjirit dhe Izraelit si dhe kufizime në kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Washingtoni dhe Teherani arritën armëpushim të përkohshëm më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez përpara se të shpallnin një marrëveshje kornizë që synonte t’i jepte fund konfliktit.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Zvicër më 19 qershor.

Related posts

Mbytja e jahtit luksoze në Siçili/ Kërkimi për 6 persona të zhdukur hyn në ditën e tretë, shuhen shpresat për mbijetesë

admin

Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me Drejtorin e CIA-s

Muhamet Ramadani

Putin thotë se propozimi afrikan mund të jetë baza për paqen në Ukrainë

Muhamet Ramadani