RTV AHIRETI
Lajme

SHBA: ‘Ndarja nga Bosnja’ nënkupton fund për Republikën Sërpska

shba:-‘ndarja-nga-bosnja’-nenkupton-fund-per-republiken-serpska

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Të enjten, Qeveria e RS-së ka thënë se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Ambasada amerikane ka thënë se ky propozim është në shpërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

“Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në komunikatë.

Ajo e ka akuzuar Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të Republikës Sërpska dhe Qeverinë e RS-së, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”.

The post SHBA: ‘Ndarja nga Bosnja’ nënkupton fund për Republikën Sërpska first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Në Ulqin mblidhen ndihma për Turqinë, qytetarët dhurojnë çdo gjë që munden

admin

Mehaj pas vërshimeve: FSK e gatshme t’i ndihmojë qytetarët në raste emergjente

admin

Scholz: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale të 2025

rezart morina