Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) e lidhur me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), pretendon se në Ukrainë janë gjetur pjesë të raketave të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu.
Raporti i titulluar “Koreja e Veriut po aktivizon sulmet raketore të Rusisë kundër Ukrainës” u publikua në faqen zyrtare të DIA-s.
Në raport thuhej se pjesët e raketave balistike të zbuluara në shumë pjesë të Ukrainës i përkisnin Koresë së Veriut.
Sipas pamjeve të analizuara nga ekspertët e DIA-s nga rajoni i Kharkivit të Ukrainës në janar, thuhet se eksplozivi që goditi atje ishte një raketë me rreze të shkurtër që i përkiste Koresë së Veriut. “Analiza dhe imazhet tregojnë se mbetjet e raketave në Ukrainë janë pothuajse me siguri nga një raketë balistike e Koresë së Veriut”, thuhet më tej.
Shumë vende perëndimore, veçanërisht SHBA-ja, i interpretuan vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë midis Koresë së Veriut dhe Rusisë vitin e kaluar si bashkëpunim ushtarak dhe shkëmbim armësh dhe bënë shumë pretendime për këtë qëllim.
Koreja e Veriut mohon akuzat.
Kim Yo-jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se pretendimet se sistemet e armëve të vendit u eksportuan në Rusi, u krijuan me një perspektivë dhe trillim të gabuar dhe se ata nuk kishin ndërmend të transferonin teknologjitë e tyre ushtarake në ndonjë vend ose t’i bëjnë publike ato.