Një në çdo 5 studente është sulmuar seksualisht në shkollat ushtarake në SHBA gjatë periudhës arsimore 2021-2022, transmeton Anadolu.
Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) ka bërë një raport për rastet e sulmeve seksuale në shkollat për forcat tokësore, detare dhe ajrore në periudhën arsimore 2021-2022.
Ndërsa komanda e ushtrisë ka qenë nën kritika të rënda për ngacmime në vitet e mëparshme, raporti zbulon bilancin e sulmeve seksuale dhe ngacmimeve në vitin e kaluar.
Prandaj, një në çdo 5 studente në shkollat ushtarake ishte viktimë e sulmeve seksuale, e cila u rrit me 18 për qind krahasuar me vitin e kaluar akademik.
Në raportin, i cili përfshin rezultatet e sondazhit se studentë ushtarakë morën pjesë pa shkruar emrat e tyre, theksohej se kishte rritje të “të gjitha llojeve të sulmeve seksuale” nga ngacmimet deri te përdhunimet dhe se “alkooli” ishte shkaku më i madhi i të gjitha këtyre sulmeve.
Më tej thuhet se rastet e sulmeve seksuale u rritën më së shumti në shkollat e marinës ku gjithsej 155 studente u sulmuan seksualisht.
Raporti i sulmit seksual, i cili u shpall si 33 në vitin 2021 në akademinë detare, u regjistrua si 61 vitin e kaluar. Ky numër u rrit nga 42 në 52 në Akademinë e Forcave Ajrore.
Shkalla e sulmeve seksuale ndaj studentëve në shkollat ushtarake është 4.4 për qind.