RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, një në çdo pesë femra është sulmuar seksualisht në shkollat ushtarake në periudhën 2021-2022

shba,-nje-ne-cdo-pese-femra-eshte-sulmuar-seksualisht-ne-shkollat-ushtarake-ne-periudhen-2021-2022

Një në çdo 5 studente është sulmuar seksualisht në shkollat ​​ushtarake në SHBA gjatë periudhës arsimore 2021-2022, transmeton Anadolu.

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) ka bërë një raport për rastet e sulmeve seksuale në shkollat ​​për forcat tokësore, detare dhe ajrore në periudhën arsimore 2021-2022.

Ndërsa komanda e ushtrisë ka qenë nën kritika të rënda për ngacmime në vitet e mëparshme, raporti zbulon bilancin e sulmeve seksuale dhe ngacmimeve në vitin e kaluar.

Prandaj, një në çdo 5 studente në shkollat ​​ushtarake ishte viktimë e sulmeve seksuale, e cila u rrit me 18 për qind krahasuar me vitin e kaluar akademik.

Në raportin, i cili përfshin rezultatet e sondazhit se studentë ushtarakë morën pjesë pa shkruar emrat e tyre, theksohej se kishte rritje të “të gjitha llojeve të sulmeve seksuale” nga ngacmimet deri te përdhunimet dhe se “alkooli” ishte shkaku më i madhi i të gjitha këtyre sulmeve.

Më tej thuhet se rastet e sulmeve seksuale u rritën më së shumti në shkollat ​​e marinës ku gjithsej 155 studente u sulmuan seksualisht.

Raporti i sulmit seksual, i cili u shpall si 33 në vitin 2021 në akademinë detare, u regjistrua si 61 vitin e kaluar. Ky numër u rrit nga 42 në 52 në Akademinë e Forcave Ajrore.

Shkalla e sulmeve seksuale ndaj studentëve në shkollat ​​ushtarake është 4.4 për qind.

Related posts

Kërkohet që pronat e Xhafer dhe Qazim Devës që janë konfiskuar nga Serbia t’i kthehen familjes së tyre

admin

Gjykata vendos për ekstradimin e biznesmenit të kriptovalutave Faruk Ozer drejt Turqisë

admin

Mijëra fëmijë të varfër në Ukrainë nuk dihet se ku janë, që prej nisjes së konfliktit

admin