RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Nuk ka prova se Egjipti po i ofron armë Rusisë

SHBA ka deklaruar se nuk ka prova që sugjerojnë se Egjipti po furnizon Rusinë me armë vdekjeprurëse, pasi një dokument i zbuluar amerikan pretendonte se Kajro kishte planifikuar fshehurazi të furnizojë Moskën me raketa, transmeton Anadolu.

‘Washington Post’, duke cituar një pjesë të një dokumenti top-sekret të datës 17 shkurt, raportoi se presidenti egjiptian, Abdel Fatah El-Sisi, planifikoi të prodhojë 40 mijë raketa për Rusinë.

Thuhet se presidenti egjiptian i udhëzoi zyrtarët ta mbanin të fshehtë prodhimin dhe dorëzimin për të parandaluar problemet me kombet perëndimore.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se nuk kanë parë “asnjë provë se Egjipti po ofron armë dhe kapacitete vdekjeprurëse për Rusinë”.

Kirby tha se administrata e presidentit Joe Biden dëshiron të marrë përgjigje sa më parë për të identifikuar se ku ka ndodhur shkelja.

Të premten, Pentagoni tha se po heton zbulimin e paautorizuar të dokumenteve, të cilat mbajnë vula të shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së dhe dyshohet se i përkasin SHBA-së dhe NATO-s. Ato u shpërndanë në mediat sociale, përfshirë në twitter dhe instagram.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së hapi një hetim penal për rrjedhjen e dokumenteve.

Administrata e presidentit Biden në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të vlerësojë vërtetësinë e tyre, por ato përfshijnë informacione për rrjedhën e luftës në Ukrainë, ndihmën humanitare të ofruar nga vende të ndryshme dhe kalendarët për ndihmat që u dërgohen forcave të Kievit.

Related posts

Biden nënshkruan ligjin mbi klimën, kujdesin shëndetësor, taksat dhe inflacionin – VIDEO

admin

Sllovakia arrin marrëveshje me shtetet fqinje për mbrojtjen e hapësirës ajrore

rezart morina

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit! Pse e kundërshton Austria dhe çfarë parashikon vendimi

admin