RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, numri i të vd’ekurve nga uragani Helene rritet në mbi 200

shba,-numri-i-te-vd’ekurve-nga-uragani-helene-rritet-ne-mbi-200

Të paktën 202 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga uragani Helene, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, viktimat përfshijnë të paktën 98 vdekje në shtetin e Karolinës së Veriut, 39 në Karolinën e Jugut, 19 në Florida, 33 në Xhorxhia, 11 në Tenesi dhe dy në Virxhinia.

Presidenti Joe Biden është paralajmëruar se do të vizitojë zonat e prekura në Florida, ku do të informohet për operacionet e kërkim-shpëtimit në Keaton. Ai gjithashtu do të vëzhgojë zonat në Ray City në Xhorxhia.

Qindra njerëz mbeten ende të zhdukur si pasojë e stuhisë.

Helene tani është uragani më vdekjeprurësi që ka goditur SHBA-në që nga uragani Katrina në vitin 2005. Ai arriti në bregun e Gjirit të Floridës të enjten e kaluar dhe krijoi një sipërfaqe prej 650 miljesh shkatërrimi në shtetet bregdetare të Atlantikut.

Biden dhe zv/presidentja Kamala Harris vëzhguan shkatërrimin në udhëtime të ndara në shtetet e prekura, respektivisht në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia.

Vizita e presidentit Biden në Karolina përfshinte turne ajrore mbi qytetin Asheville në Karolinën e Veriut, një nga rajonet më të goditura nga uragani.

Presidenti amerikan gjithashtu ka udhëzuar Pentagonin që të dërgojë deri në 1 mijë trupa aktive për të ndihmuar Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut.

Related posts

Jordania: Shkeljet iz’raelite në Pa’lestinë “nuk duhet të mbeten pa përgjigje” nga komuniteti ndërkombëtar

admin6

Nuk do të ketë takim direkt Putin-Zelensky e as negociata, thotë diplomati rus

admin

Moska: Gjermania e përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt

rezart morina