RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moska: Gjermania e përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt

moska:-gjermania-e-perfshire-drejtperdrejte-ne-konflikt

Gjermania luan një rol aktiv në furnizimin e armëve në Ukrainë dhe kjo rrit përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke iu referuar vendimit të Berlinit për dorëzimin e tankeve “Leopard” në Ukrainë.

Mëngjesin e sotëm, ministri rus i Mbrojtjes njoftoi se Rusia kishte kryer një test të raketave balistike kundër anijeve luftarake në Detin e Japonisë.

Ministria tha se dy njësi të forcave detare nisën sulmin me raketa ndaj një anije luftarake rreth 100 kilometra larg.

Anija u godit me sukses nga dy raketa të tipit “P-270 Moskit”.

“P-270 Moskit” është një raketë kundër anijeve supersonike me aftësi konvencionale dhe bërthamore.

Shpërthime dhe zjarre kanë raportuar mbrëmë në Kiev, të shkaktuara nga një sulm me dron rus.

Administrata ushtarake në Kiev njoftoi se ka rrëzuar të gjithë avionët pa pilot të forcave ruse.

Sipas kryebashkiakut Vitalii Klitschko, nuk ka patur viktima apo të plagosur.

Ukraina ka marrë tanket e para britanike “Challenger 2”, ndërsa Gjermania ka dërguar në Kiev, 18 tanket e saj “Leopard” të premtuara dy muaj më parë, për të mbështetur mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus.

Moska ka njoftuar se do të vazhdojë me vendosjen e armëve të saj bërthamore taktike në Bjellorusi.

“Ne kemi armë të afta për të shkatërruar çdo armik”, deklaroi me heret sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev duke kërcënuar drejtpërdrejt SHBA-në.

Related posts

Putin në takim me diplomatin e lartë kinez: Lidhjet tona janë të rëndësishme për stabilitetin ndërkombëtar

rezart morina

Maqedonia e Veriut me “ndihmë urgjente” pas tërmetit katastrofik

admin

Ish-kryeministrit të Pakistanit i ndalohet përfshirja në politikë për pesë vjet

admin