RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA paralajmëron Ukrainën pas sulmit ndaj tubacionit në Detin e Zi

shba-paralajmeron-ukrainen-pas-sulmit-ndaj-tubacionit-ne-detin-e-zi

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një paralajmërim diplomatik Ukrainës pas një sulmi ndaj Konsorciumit të Tubacionit të Kaspikut, pranë qytetit rus Novorossiysk.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Olga Stefanishyna, gjatë një konference për media në Uashington. Ajo tha se SHBA i ka përcjellë Kievit një protestë zyrtare diplomatike, e njohur si “demarsh”.

“Shteti amerikan na bëri të ditur se duhet të përmbahemi nga sulmet ndaj interesave amerikane”, deklaroi ajo.

Sipas ambasadores, pala amerikane njoftoi se sulmi kishte prekur investime të SHBA-së të lidhura me infrastrukturën e eksportit në rajonin e Detit të Zi.

Megjithatë, ajo theksoi se Uashingtoni nuk ka kërkuar ndalimin e përgjithshëm të sulmeve ndaj infrastrukturës ushtarake apo energjetike ruse, por ka shprehur shqetësim vetëm në rastet kur preken drejtpërdrejt interesat amerikane. /mesazhi

Related posts

Kreu i inteligjencës izraelite do të udhëtojë në Katar për të rifilluar negociatat për pengjet

admin

Belgjika paraqet ndërhyrje në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën në Hagë

RTI

Kosovë/ Vjosa Osmani për REL: Synoj edhe një mandat si presidente

admin