RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA pas takimit në Washington: Izraeli dhe Libani bien dakord të nisin bisedime direkte

shba-pas-takimit-ne-washington:-izraeli-dhe-libani-bien-dakord-te-nisin-bisedime-direkte

SHBA, Izraeli dhe Libani kanë ra dakord të nisin negociata direkte pas një takimi trepalësh të mbajtur në Departamentin e Shtetit në Washington, transmeton Anadolu

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se takimi i organizuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ku morën pjesë ambasadorja e Libanit në SHBA, Nada Hamadeh dhe ambasadori izraelit, Yechiel Leiter, përfshiu “diskutime produktive” mbi hapat drejt nisjes së bisedimeve direkte.

“Të gjitha palët ranë dakord të nisin negociata direkte në një kohë dhe vend të dakorduar. SHBA-ja shprehu shpresën se bisedimet mund të tejkalojnë kornizën e marrëveshjes së vitit 2024 dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje”, tha ai në një deklaratë.

Sipas deklaratës, Izraeli “shprehu mbështetje” për çarmatosjen e grupeve të armatosura jo-shtetërore dhe shpërbërjen e infrastrukturës militante në Liban, ndërsa u angazhua për “negociata direkte” me Libanin për të “arritur këtë qëllim dhe për të garantuar sigurinë e popujve të të dy vendeve”.

Libani riafirmoi “nevojën urgjente” për zbatimin e plotë të marrëveshjes së nëntorit 2024, duke theksuar integritetin territorial dhe sovranitetin, si dhe duke bërë thirrje për armëpushim dhe “masa konkrete” për të adresuar krizën humanitare në përkeqësim në vend.

Related posts

Ambasadori palestinez në OKB: 11 palestinezë vriten çdo orë në konfliktin në Gaza

Muhamet Ramadani

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Muhamet Ramadani

Policia po interviston dy të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave ku bëhej thirrje për sulm në veri

admin