Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani në Washington.
“Sekretari Blinken dhe kryeministri Kovaçevski theksuan mbështetjen e fortë të SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe rëndësinë e anëtarësimit për vendin dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Miller në një deklaratë.
Duke theksuar rëndësinë e kontributit të Blinken-it për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Miller tha se gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i fortë dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Sekretari Blinken në një postim në rrjetet sociale shkroi: “Isha i kënaqur që prita kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Washington për të mbështetur anëtarësimin e aleatit tonë, Maqedonisë së Veriut në BE dhe përpjekjet për diversifikimin e energjisë”.