Randy Cox nga shteti federal Connecticut në SHBA do të marrë 45 milionë dollarë dëmshpërblim në padinë që ngriti kundër policisë, transmeton Anadolu.
Cox u paralizua në furgonin e policisë pas lëndimeve që mori pasi nuk iu vendos rripi i sigurimit teksa ishte nën arrest.
Në një deklaratë me shkrim nga bashkia New Haven, thuhet se është arritur marrëveshje për pagesën e dëmshpërblimit prej 45 milionë dollarë për 36 vjeçarin Cox i cili u arrestua dhe u hip në furgonin e policisë dhe që paralizua duke u dëmtuar për shkak se nuk iu vendos rripi i sigurimit në automjet gjatë lëvizjes.
Marrëveshja mes bashkisë dhe avokatëve të Cox u njoftua dy ditë pas shkarkimit nga detyra të dy punonjësve të policisë të cilët shkaktuan paralizimin e Cox në ngjarjen në fjalë.
Kryetari i bashkisë New Haven, Justin Elicker deklaroi se “janë të papranueshme ato që i kanë ndodhur Randy Cox” dhe po ashtu ka tërhequr vëmendjen mbi detyrimin që ka policia për të garantuar sigurinë e personave në paraburgim.
Ai theksoi se shuma prej 45 milionë dollarësh është shifra më e lartë e dëmshpërblimit të përcaktuar në SHBA në këtë fushë.
Randy Cox më 19 qershor 2022 u arrestua për veprën penale për përdorim të armës pa leje dhe i dyshuari me pranga pa u siguruar me rrip sigurie u paralizua pasi përplasi kokën në derën e automjetit të policisë i cili ndaloi papritur teksa ishte në lëvizje.
Avokatët e Cox në shtator 2022 ngritën padi në shumën 100 milionë dollarë ndaj qytetit dhe policisë së New Haven të cilët ishin përfshirë në ngjarje.