Shefi i policisë së qytetit Albuquerque, Harold Medina, tha se oficerët gjetën një automjet që ata besonin se ishte i përfshirë në vrasje dhe ndaluan shoferin, të cilin ai e identifikoi si “të dyshuarin kryesor për vrasjet”
Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e katër burrave muslimanë në shtetin amerikan New Mexico, transmeton Anadolu Agency (AA).
Detajet mbetet të pakta, por shefi i policisë së qytetit Albuquerque, Harold Medina, tha se oficerët gjetën një automjet që ata besonin se ishte i përfshirë në vrasje dhe ndaluan shoferin, të cilin ai e identifikoi si “të dyshuarin kryesor për vrasjet”.
Medina në rrjetet sociale njoftoi se autoritetet pritet të informojnë mediat për detaje shtesë më vonë.
Të premten vonë, Naeem Hussain, 25-vjeç, u gjet i vdekur nga policia. Ai ishte muslimani i tretë i vrarë në qytet brenda dy javësh dhe i katërti që nga nëntori.
Disa orë para vdekjes së tij, Hussain i cili sapo ishte bërë shtetas amerikan, mori pjesë në një funeral për dy nga viktimat e tjera të të shtënave.
Zëdhënësi i Qendrës Islamike në New Mexico, Tahir Gauba, tha se Hussain kishte shprehur shqetësim për të shtënat e fundit. /aa