RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, punonjësi musliman i qendrës tregtare u godit me thikë mbi 15 herë për shkak të fesë së tij

shba,-punonjesi-musliman-i-qendres-tregtare-u-godit-me-thike-mbi-15-here-per-shkak-te-fese-se-tij

Një punonjës musliman i kioskës u godit më shumë se 15 herë me thikë brenda një qendre tregtare në Utah të SHBA-së të hënën nga një burrë i cili më vonë i tha policisë se kishte ndërmend ta vriste “për shkak të fesë së tij”, transmeton Anadolu.

Gazeta “Salt Lake Tribune” raportoi të martën se sulmuesi 48-vjeçar iu afrua punëtorit, i identifikuar vetëm si Sohail, në Valley Fair Mall në West Valley City, nisi një bisedë të shkurtër dhe pyeti për emrin e tij dhe për fenë e tij.

Ndërsa punëtori u kthye për të marrë një shishe me ujë, sulmuesi filloi ta godiste me thikë, citon imami Shuaib Din, i cili drejton Qendrën Islamike të Utah dhe ka qenë në kontakt me familjen e viktimës.

Transmetuesi lokal KUTV e identifikoi të dyshuarin si Peter Larsen, duke thënë se ai u arrestua të hënën.

Përpara se policia të mbërrinte, disa kalimtarë e sulmuan sulmuesin, e kapën dhe i hoqën thikën nga dora, sipas dokumenteve të gjykatës të cituara nga “Salt Lake Tribune”.

Si viktima ashtu edhe i dyshuari janë shtruar në spital, ky i fundit pasi është goditur me grusht nga kalimtarët e rastit gjatë përleshjes, tha policia.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe për të drejtat civile muslimane dhe avokuese, dënoi sulmin me thikë dhe u bëri thirrje zyrtarëve publikë që “të refuzojnë retorikën anti-muslimane”.

Related posts

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin

Çmimi i naftës shënon rënie pasi rriten rastet me COVID-19 në Kinë

admin

Incidenti me presidenten në aeroport, del raporti zyrtar në Maqedoninë e Veriut

admin