RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA – Qytetet mbulohen nga tymi i zjarreve kanadeze

shba-–-qytetet-mbulohen-nga-tymi-i-zjarreve-kanadeze

Tymi nga zjarret e shumta në Kanada vazhdojnë të përfshijnë pjesë të Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tymi i qindra zjarreve në Kanadanë Lindore u zhvendosën drejt jugut, duke shkaktuar një mjegull të dendur, me një nuancë portokalli në qiell, në Nju Jork dhe qytete të tjera.

Tymi u përhap dje më në jug dhe në perëndim, duke mbuluar qytetet amerikane si Filadelfia, Nju Jorku dhe Uashingtoni, ndër të tjera.

Sipas Qendrës kanadeze ndërinstitucionale të Zjarreve në Pyje, dje u raportuan rreth 430 zjarre të fuqishme në Kanada, duke përfshirë mbi 200 jashtë kontrollit.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) tha se Kanadaja ishte në rrugën e duhur për të pasur sezonin më të keq të zjarreve në histori.

Në Uashington, ngjarje të shumta në natyrë u anuluan dhe trafiku ajror u kufizua.

Njerëzit në shtetin e Nju Jorkut u kërkuan të qëndrojnë sa më shumë që të ishte e mundur në ambiente të mbyllura, të shmangnin aktivitetin e rëndë fizik dhe të mbanin dritaret e tyre të mbyllura.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul e konsideroi ngjarjen një “krizë emergjente” dhe njoftoi se do të shpërndaheshin një milion maska.

“Cilësia e ajrit po përkeqësohet me shpejtësi. Niveli i matur, tani është më shumë se dyfishi i nivelit më të lartë të rrezikut shëndetësor në shkallën e qeverisë amerikane”, tha në Twitter, kryetari i bashkisë së Manhattan Borough, Mark Levine.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se situata ka të ngjarë të përmirësohet në pjesë të mëdha të vendit, gjatë fundjavës.

Zjarret e shumta kanë shpërthyer në perëndim të Kanadasë prej javësh dhe tani janë edhe në veri-lindje të vendit. /atsh

Related posts

Shkaktoi menjëherë reagime pas paralajmërimit të Kurtit, çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën

admin

Osmani udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023

admin

Tajani thotë se lufta kundër migracionit është prioritet i Italisë dhe Turqisë

admin