RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

shba-reagon-ndaj-deklaratave-te-vuciqit-per-ibrin

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

Departamenti amerikan i Shtetit lidhur me këtë çështje, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ndryshe, reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit vjen pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Më 9 gusht, Vuçiq deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

Sipas tij, kjo lidhet me pretendimet për rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata e presidentit serb shkaktoi reagime të ashpra nga zyrtarë të Kosovës, të cilët e konsideruan çështjen shqetësuese për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke bërë thirrje që të shmangen veprimet dhe deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi më 11 gusht se përparimi në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Related posts

Japonia i bashkohet misionit të NATO-s në Ukrainë për herë të parë

RTI

Ukraina pretendon se ka goditur me raketa një objekt të industrisë ushtarake në Volgograd të Rusisë

RTI

“Groenlanda s’ka qenë kurrë periferike për sigurinë” – I dërguari i Trump: Marrja e saj do t’i lejojë SHBA-së të vendosë rregullat në rajonin më strategjik të botës

admin