Seanca e radhës për ish-presidentin Donald Trump është caktuar për 4 dhjetor 2023, ndërsa gjyqi mund të fillojë në janar 2024.
Pagesat ndaj grave për të siguruar heshtjen e tyre për aferat me Donald Trump janë pjesë e një komploti për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016 nga manjati.
Kjo është akuza kryesore e prokurorisë së Manhatanit kundër ish-presidentit amerikan.
Akuzat kundër Donald Trump janë të gjitha krime të klasit E, niveli më i ulët i krimeve në shtetin e Nju Jorkut, me një dënim maksimal prej 4 vjet burg, sipas “The New York Times”.
Donald Trump u largua nga salla e gjyqit në Manhatan pas gati një ore ku u lexuan 34 akuzat kundër tij.
Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. /atsh