RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA – Seanca e radhës për ish-presidentin Trump më 4 dhjetor

shba-–-seanca-e-radhes-per-ish-presidentin-trump-me-4-dhjetor

Seanca e radhës për ish-presidentin Donald Trump është caktuar për 4 dhjetor 2023, ndërsa gjyqi mund të fillojë në janar 2024.

Pagesat ndaj grave për të siguruar heshtjen e tyre për aferat me Donald Trump janë pjesë e një komploti për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016 nga manjati.

Kjo është akuza kryesore e prokurorisë së Manhatanit kundër ish-presidentit amerikan.

Akuzat kundër Donald Trump janë të gjitha krime të klasit E, niveli më i ulët i krimeve në shtetin e Nju Jorkut, me një dënim maksimal prej 4 vjet burg, sipas “The New York Times”.

Donald Trump u largua nga salla e gjyqit në Manhatan pas gati një ore ku u lexuan 34 akuzat kundër tij.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. /atsh

Related posts

Drejtori i Policisë: Mund të kishte viktima në veri, arritëm në njëfarë forme të garantojmë siguri

Muhamet Ramadani

Të shtëna me armë zjarri në Moskë, raportohet për 12 persona të vdekur dhe disa të plagosur

admin

Tunizi, presidenti Saied emëron kryeministër të vendit Ahmed Hachanin – VIDEO

Muhamet Ramadani