RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, shpallen të pafajshëm policët që vranë afro-amerikanin e ri me 46 plumba

shba,-shpallen-te-pafajshem-policet-qe-vrane-afro-amerikanin-e-ri-me-46-plumba

Juria shpalli të pafajshëm tetë oficerë policie që qëlluan afrikano-amerikanin Jayland Walker vitin e kaluar, raporton Anadolu.

Oficerët e policisë qëlluan me 46 plumba në drejtim të Walkerit të paarmatosur në Akron të Ohios, në SHBA.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ohios tha se juria shpalli tetë oficerë policie të pafajshëm për vrasjen e 25-vjeçarit Walker.

Vitin e kaluar u publikua videoja e 25-vjeçarit Walker duke ikur nga policia për një shkelje trafiku.

Aty shihet gjithashtu i riu i përfshirë nga breshëria e plumbave, kurse avokati i tij pretendon se tetë oficerët shkrepën 60 plumba.

Prokurori i shtetit Dave Yost, i cili bëri një deklaratë në lidhje me vendimin e jurisë, tha se Walker nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar dhe pasi doli nga automjeti i tij dhe u largua, vendosi dorën në belin e tij dhe krijoi perceptimin se ai do të tërhiqte një armë ndaj oficerëve.

Yost tha se oficerët nuk e dinin që Walker e kishte lënë armën në makinë.

Duke folur pasi dëgjoi vendimin e jurisë me familjen e Walker, përfaqësuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Emilia Sykes tha: “Unë ende nuk e kuptoj se si policia mund të shpjegojë 46 vrima plumbash në trupin e të riut”.

Ajo u kërkoi banorëve të Akronit të ngrenë zërin kundër padrejtësisë “në mënyrë jo të dhunshme”.

Kryetari i bashkisë së Akronit, Daniel Horrigan, tha gjithashtu se janë të vetëdijshëm për zemërimin e shumë njerëzve për vendimin, por se protesta e tyre duhet të jetë paqësore.

Sipas Departamentit të Policisë Akron, më 27 qershor 2022, policia ndaloi Jayland Walker për shkelje të trafikut dhe gjatë ndjekjes, 46 nga më shumë se 90 plumba të qëlluara nga armët e oficerëve e goditën të riun, duke i shkaktuar vdekjen.

Avokati i familjes Bobby DiCello tha se duart e tij ishin të lidhura pas shpine kur u dërgua në spital.

Të shtënat me armë ndaj të riut shkaktuan reagime të mëdha në qytet dhe pas protestës, policët e përfshirë në ngjarje u detyrua të shkonin në pushim administrativ.

Related posts

Gjermania kritikon fjalët e Papës për Ukrainën lidhur me “flamurin e bardhë”

admin

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku

admin

Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie në veriun e Kosovës

admin