RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në New Mexico për shkak të zjarreve

shba,-shpallet-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-new-mexico-per-shkak-te-zjarreve

Në zonën rreth fshatit Ruidoso në New Mexico të SHBA-së është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve në pyje që nisën ditën e djeshme dhe u përhapën me shpejtësi, transmeton Anadolu.

Dy zjarre të kombinuara pranë Ruidoso bënë që 7.800 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre në rajon.

Guvernatori i New Mexicos, Michelle Lujan Grisham njoftoi se ata shpallën gjendje të jashtëzakonshme që mbulonte Ruidoson dhe vendbanimet fqinje dhe dërguan trupa shtesë të Gardës Kombëtare në rajon.

Grisham deklaroi se më shumë se 500 struktura u dëmtuan ndërsa një person humbi jetën nga zjarret. Ai shtoi se dy zjarret shkatërruan më shumë se 80 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore.

Për shkak të zjarreve është ndërprerë energjia elektrike në një pjesë të madhe të rajonit për arsye sigurie.

Shumë qendra evakuimi u krijuan në qytetin Roswell, 121 kilometra larg rajonit.

Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, dyshohet se janë shkaktuar nga njerëzit.

Related posts

Një vdekje dhe mbi 500 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

admin

Qytetarët e Kosovës të bllokuar në kufijtë e Serbisë

RTI

Afera “Gruri”, ministrja Hajdari padit mediumin dhe zyrtarin e MINT

rezart morina