RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, të paktën 10 të plagosur nga të shtënat me armë në Oklahoma

shba,-te-pakten-10-te-plagosur-nga-te-shtenat-me-arme-ne-oklahoma

Të paktën 10 persona u plagosën të dielën vonë nga të shtënat me armë pranë liqenit Arcadia në shtetin amerikan të Oklahomës, tha policia lokale, transmeton Anadolu.

Departamenti i Policisë në Edmond u tha gazetarëve se të paktën 10 persona janë dërguar në spitalet aty pranë në gjendje të ndryshme. Autoritetet thanë se që nga ora 04:00 GMT mbetet e paqartë nëse ka apo jo ndonjë viktimë.

Policia tha se të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 GMT dhe përfshijnë “një grup të madh të rinjsh që po bënin një festë” pranë liqenit Arcadia. Zyrtarët shtuan se numri i të plagosurve mund të rritet, pasi disa të plagosur u transportuan në spitale me automjete private në vend të ambulancave.

Një hetim është duke vazhduar, me patrullën shtetërore të autostradave, policinë e qytetit dhe agjenci të tjera që i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë arrestime ndërsa policia ka njoftuar se nuk ka kërcënim për publikun.

Më parë, “News 9” raportoi se policia iu përgjigj raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe gjeti katër persona të plagosur me armë zjarri brenda një automjeti pranë “East 15th Street” dhe “Timberlake Avenue”.

Related posts

“Po provokon Uashingtonin!”, Kupchan: Kurti t’i dëgjojë aleatët për hapjen e Urës së Ibrit

admin

Marrëveshja e grurit, ministri i Jashtëm turk vizitë në Kiev javën e ardhshme

Muhamet Ramadani

Turqi, roboti pa pilot që shpëton jetë nga mbytja në brigjet e Antalya-s

admin