RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, tre të plagosur në të shtëna me armë në një qendër tregtare gjatë fluksit të “Black Friday”

shba,-tre-te-plagosur-ne-te-shtena-me-arme-ne-nje-qender-tregtare-gjate-fluksit-te-“black-friday”

Tre persona u plagosën gjatë një të shtëne me armë në një qendër tregtare në San Jose, Kaliforni, gjatë “Black Friday”, që njihet gjerësisht si dita më e ngarkuar e blerjeve në SHBA, raportuan mediat, transmeton Anadolu.

Viktimat u dërguan nga “Westfield Valley Fair Mall” në një spital lokal me lëndime që konsiderohen jo kërcënuese për jetën, tha Fox News.

“Oficerët ende po bëjnë pastrimin e plotë të qendrës,” shkroi policia në rrjetin social amerikan X. “Ju lutemi vazhdoni të shmangni zonën.”

Autoritetet i përshkruan të shtënat si “incident i izoluar” dhe thanë se nuk ka një situatë të një sulmuesi aktiv.

Kryetari i Bashkisë së San Joses, Matt Mahan, konfirmoi se “nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin”, duke shtuar: “Lutjet e mia janë me këto viktima dhe e di që oficerët tanë po bëjnë gjithçka që munden për të gjetur autorin dhe për ta mbajtur atë përgjegjës”.

Ndërsa policia evakuoi dhe pastroi zonën, blerësit ndanë foto dhe video onlajn duke treguar veten të fshehur pas rafteve të dyqaneve.

Ende nuk është e qartë është ndaluar ndonjë i dyshuar.

Related posts

Të paktën 16 palestinezë të vrarë, ushtria izraelite vazhdon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor

admin

Iu vendos zjarri tre linjave hekurudhore të trenave me shpejtësi të lartë, ndërprerja e udhëtimeve në Francë pritet të zgjasë me ditë

admin

Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi

admin