RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë ruse kritikon mosveprimin e OKB-së, rezolutat për Ga’zën “kanë mbetur bojë në letër”

shefi-i-diplomacise-ruse-kritikon-mosveprimin-e-okb-se,-rezolutat-per-ga’zen-“kane-mbetur-boje-ne-leter”

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka kritikuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se rezolutat për Rripin e Gazës nuk kanë arritur të ndalojnë gjakderdhjen në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Anadolu.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Lindjen e Mesme, të kryesuar nga Rusia, Lavrov tha se është hera e katërt në dhjetë muaj që Këshilli i Sigurimit mblidhet në nivel ministror.

“Janë miratuar katër rezoluta. Megjithatë, gjakderdhja e vazhdueshme në territoret e pushtuara palestineze vetëm ripohon se të gjitha këto vendime kanë mbetur bojë në letër”, tha Lavrov.

Ai theksoi se “duhet një bisedë e sinqertë” për të ndaluar menjëherë gjakderdhjen, vuajtjet e civilëve dhe një lëvizje drejt një zgjidhje afatgjate.

“Operacioni ushtarak në shkallë të gjerë që ka kryer Izraeli, së bashku me aleatin e tij amerikan, ka rezultuar në statistika të tmerrshme për sa i përket viktimave dhe shkatërrimeve në 300 ditë në 10 muaj. Le ta themi kështu… në 10 muaj ka pothuajse 40 mijë të vdekur dhe 90 mijë të plagosur civilë palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra. Ky është dyfishi i numrit të viktimave civile nga të dyja palët gjatë 10 viteve të konfliktit në Ukrainën juglindore. 10 muaj kanë dhënë dy herë më shumë viktima civile sesa 10 vjet të konfliktit në Ukrainë pas grusht shtetit në shkurt të vitit 2014”, tha Lavrov.

Ai përmendi citimin e sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres, në vitin 2009 si komisioner i lartë për refugjatët, ku ai tha se Gaza është bërë “konflikti i vetëm në botë në të cilin njerëzit as nuk lejohen të ikin”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë, situata vetëm është përkeqësuar më tej. Shpërthimi aktual i paprecedentë i dhunës në Lindjen e Mesme është kryesisht pasojë e politikës së dështuar të SHBA-së në rajon”, shtoi ai.

Related posts

30 korriku, Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore – VIDEO

admin

Sulmuesi nga Parisi pranoi se “ka urrejtje patologjike kundër të huajve”

admin

U arrestua nën akuza për krime lufte, BBC sjell historinë e shtetasit britanik me origjinë nga Kosova që mbahet padrejtësisht nga Serbia

admin