RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmuesi nga Parisi pranoi se “ka urrejtje patologjike kundër të huajve”

sulmuesi-nga-parisi-pranoi-se-“ka-urrejtje-patologjike-kunder-te-huajve”

Prokuroria e Parisit njoftoi se personi që kreu sulmin i cili rezultoi me vdekjen e 3 personave më 23 dhjetor në kryeqytetin e Francës, Paris, gjatë periudhës së paraburgimit ka thënë se “ka urrejtje patologjike kundër të huajve” dhe se sulmin e ka kryer “për të vrarë të huajt”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave franceze, në deklaratën e Zyrës së Prokurorisë së Parisit thuhet se sulmuesi 69-vjeçar francez gjatë periudhës së paraburgimit ka pranuar se “ka urrejtje patologjike kundër të huajve”.

Sulmuesi ndaj të cilit dje u hoq vendimi i paraburgimit dhe që u dërgua në klinikën e psikiatrisë me arsye shëndetësore, e ka përcaktuar veten si “depresiv dhe pranë vetëvrasjes” dhe se ka dëshirë “të vrasë emigrantët dhe të huajt” pas vjedhjes që ka përjetuar në shtëpinë e tij në vitin 2016.

– Fillimisht vendosi në objektiv periferinë ku banojnë emigrantët dhe më pas u drejtua në zonën 10 të Parisit

Gjatë paraburgimit sulmuesi ka thënë se ditën e sulmit ka shkuar për të vrarë të huajt në periferinë Saint-Denis të Parisit ku jetojnë kryesisht emigrantët por që më pas ka hequr dorë nga sulmi i planifikuar për shkak se aty kishte shumë pak njerëz dhe se veshja nuk i lejonte mbushjen e karikatorit të armës.

Më tej sulmuesi ka bërë të ditur se më pas ka shkuar duke ecur në zonën 10 të Parisit dhe se e dinte se atje ndodhej një qendër kulturore dhe se ishte i inatosur me të gjithë emigrantët.

Sulmuesi francez ka theksuar se ka vetëm një pendesë që nuk ka mundur të kryejë vetëvrasje dhe nëse një ditë do të vetëvritet mendon të vrasë edhe “armiqtë” për të cilët ka theksuar se me fjalën armik nënkupton “të gjithë të huajt që nuk janë evropianë”.

– Sulmuesi edhe më parë ka sulmuar qendrën e emigrantëve

Në sulmin ku një shtetas francez hapi zjarr me armë ndaj personave që ndodheshin në bulevardin “Enghien” në zonën 10-të të Parisit humbën jetën 3 persona ndërsa 3 të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në mediat franceze u bë e ditur se në vendin e ngjarjes u arrestua sulmuesi 69-vjeçar “William M.”. Sulmuesi është shtetas francez i dalë në pension nga kompania zyrtare hekurudhore franceze SNCF.

Në regjistrat e policisë është shënuar se sulmuesi në vitet 2016 dhe 2021 ka kryer 2 tentativa për vrasje ndërsa në dhjetor 2021 ka sulmuar me shpatë qendrën e emigrantëve në Paris duke plagosur 2 persona dhe se për këtë është burgosur ndërsa kishte dalë nga burgu këtë muaj.

Related posts

Prag tragjedie në Itali! Makina humb kontrollin gjatë shfaqjes dhe përplaset me turmën, 12 persona mbesin të plagosur! Pamjet e momentit kur del nga pista (VIDEO)

admin

Agjencitë e OKB-së: Një grua vdes çdo 2 minuta për shkak të shtatzënisë ose lindjes

admin

Të paktën 8 të vr’arë në su’lmet iz’raelite teksa prisnin kamionët e ndihmës në Ra’fah

rezart morina