RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke në Katar takohet me shefin e Hamasit

shefi-i-diplomacise-turke-ne-katar-takohet-me-shefin-e-hamasit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe kreu i byrosë politike të grupi palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, janë takuar në Doha për të diskutuar zhvillimet e fundit mbi konfliktin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan zhvilloi një takim me shefin e Hamasit dhe delegacionin e tij, ku diskutoi mbi çështjet në lidhje me ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, armëpushimin dhe pengjet.

Izraeli ka vrarë të paktën 34 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur Hamasi nisi një inkursion ndërkufitar që sipas Tel Avivit mori afër 1.200 jetë.

Lufta ka çuar gjithashtu në zhvendosjen e brendshme të popullsisë palestineze, pasi pjesa më e madhe e enklavës është bërë e pabanueshme dhe po shfaqet kriza e urisë.

Related posts

“Është arritur përparim në negociatat për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit”

admin

Merdara e Bërnjaku të mbyllura, Jarinje ende e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës

Muhamet Ramadani

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Hevzi