RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Iranit paralajmëron Netanyahun

shefi-i-keshillit-te-sigurise-se-iranit-paralajmeron-netanyahun

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se Irani do ta dërgojë atë “në ferr”, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr.

Rezaei tha se Irani po i monitoron nga afër zhvillimet në Bejrut dhe në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, duke theksuar se këto zona përbëjnë “vija të kuqe” për Teheranin.

Ai paralajmëroi se, nëse konflikti rifillon, Irani do të përgatitet për një fazë të re.

“Ne do të përgatitemi për një fazë të re; çdo luftë e ardhshme do të jetë ndryshe nga ato të mëparshmet”, tha Rezaei.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale dhe shqetësimesh për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. /mesazhi

Related posts

Lufta në Gaza, gjenden 381 trupa të pajetë pranë spitalit Al-Shifa

Muhamet Ramadani

Koreja e Veriut dënon testin e raketës “Tomahawk” nga Japonia

Irfan Jahiu

Historike/ Sot pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

admin