RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes amerikane: Irani nuk mund të na rezistojë

shefi-i-mbrojtjes-amerikane:-irani-nuk-mund-te-na-rezistoje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se “Irani nuk mund të na rezistojë”, ndërsa SHBA-ja sinjalizoi një zgjerim të fushatës ushtarake pas sulmeve të koordinuara me Izraelin që nga e shtuna, transmeton Anadolu.

“Qëndroj sot para jush me një mesazh të qartë për operacionin dhe përpjekjen e sigurisë. Amerika po fiton në mënyrë vendimtare, shkatërruese dhe pa mëshirë, nën komandën e drejtpërdrejtë të presidentit Trump”, tha Hegseth në një konferencë për media së bashku me kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, gjeneralin Dan Caine.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë.

“Po vijnë valë më të mëdha dhe më të shumta. Sapo kemi filluar. Po përshpejtojmë, jo ngadalësojmë”, tha Hegseth.

Caine, nga ana e tij, tha se SHBA-ja ka goditur më shumë se 2 mijë objektiva dhe ka shkatërruar mbi 20 anije detare iraniane, përfshirë edhe një nëndetëse.

“Tani do të fillojmë të zgjerohemi në brendësi të territorit, duke goditur gjithnjë e më thellë në territorin iranian dhe duke krijuar hapësirë shtesë manovrimi për forcat amerikane”, shtoi ai.

Related posts

Donald Trump i akuzuar për manipulim të të dhënave të biznesit! Çfarë pritet të ndodhë më ish-presidentin e SHBA gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse?

admin

“Ata që djegin Kuranin janë ‘idiotë të dobishëm’ për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë”

admin

Ja zhvillimet kryesore të së enjtes në Lindjen e Mesme

RTI